Sopjani për vrasjet: Shkak armët pa leje dhe gjobat e ulëta për përdoruesit

Aktuale

Sopjani për vrasjet: Shkak armët pa leje dhe gjobat e ulëta për përdoruesit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:30
Naser Sopjani

Naser Sopjani, një ish-hetues policor, lidhur me ngjarjen tragjike të kryeqytet, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën, mbrëmjen e martës, ka theksuar se shkaku i këtyre vrasjeve është prania e armëve ilegale në duart e njerëzve dhe ndëshkimet e ulëta për përdorimin e tyre.

Sipas tij, armët pa leje janë burimi kryesor i kësaj ngjarjeje tronditëse, dhe politika aktuale e ndëshkimit që përqendrohet vetëm në gjoba është e papranueshme.

“Arma e zjarrit është ajo që shkakton pasoja. Problem është prezenca e armëve ilegale në duart e njerëzve, kjo është krejt faji, politika ndëshkimor që është tani, që bëhet vetëm më sanksione me dëniem em gjobë kjo shkon në veshin e kriminelëve, të cilët merren me to dhe janë të armatosur që edhe nëse iu zihet një armë nga Policia e Kosovës ai prapë se prapë do ta ketë një gjobë dhe pse mos ta marrë një armë sërish. Mos të ishin armët pasojat e mosmarrëveshjeve do të kalonin në një nivel  tjetër ditë për ditë do të kishim vrasje”, ka deklaruar Sopjani.

Ai në emisionin FIVE, ka thënë se kjo politikë e ulët e ndëshkimit nuk bën tjetër veçse u jep guxim kriminelëve, të cilët vazhdojnë të mbajnë dhe përdorin armë edhe pasi janë kapur nga policia.

“Arma është ajo që e trimëron frikacakun edhe nuk e shikon as cakun edhe pasoja të tilla si rasti i fundit kur caqet i shpëtojnë gjuajtjeve, e anësorët përballën me pasojat”, ka deklaruar Sopjani.

Shkrepja fatale e plumbave në mes të dy grupeve brenda kryeqytetit la të vdekur dy persona dhe dy të plagosur të martën e 26 marsit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, rreth orës 21:15, derisa i njëjti dyshohet se vjen si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Konflikti dyshohet se ka nisur në mesditën e së martës në lagjen “Kolovicë”, e që përfundoi me një mori plumbash në mbrëmje.

Derisa të dyshuarit gjenden ende në arrati, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale, që sipas prokurorisë do të shërbejnë në procedurën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat