Murati: Qarkullimi i bizneseve për janar dhe shkurt sivjet shënon rritje

Aktuale

Murati: Qarkullimi i bizneseve për janar dhe shkurt sivjet shënon rritje

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:12
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar në Facebook, se qarkullimi i bizneseve për janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind.

Ministri Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon  +4.8% rritje.  Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. 

Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat