Haradinaj-Stublla: Perëndimi duhet të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Ukrainës dhe Kosovës

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Perëndimi duhet të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Ukrainës dhe Kosovës

Më: 29 mars 2024 Në ora: 20:25
Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj Stublla

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj Stublla ka komentuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me Kosovën.

Ajo tha se Vuçiq po mban qëndrim të ashpër ndaj Kosovës për hir të Rusisë.

Kështu Haradinaj tha se Perëndimi krahas ndihmës që Ukraina të fitojë, duhet që të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Ukrainës dhe Kosovës.

“#Vuçiq mban një Qëndrim i ashpër ndaj #Kosovës VETËM për hir të #Rusisë , në mënyrë që presioni perëndimor të mos fitojë mbi zhvillimet në #Ukrainë. Prandaj: Paralelisht për të ndihmuar #Ukrainë të fitojë, Perëndimi duhet të vazhdojë të forcojë kufirin e tij të brishtë me Rusinë (lexo : Kufiri Kosovë-Serbi) dhe të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Ukrainës dhe Kosovës”, thuhet në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat