​Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma

Aktuale

​Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma

Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të synojë për së treti herë të bëhet kryeministër i Kosovës.

Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.

Pos Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat