Ramabaja: Serbia mbeti e shokuar që Kosovës iu dha drita jeshile për anëtarësim në KiE

Aktuale

Ramabaja: Serbia mbeti e shokuar që Kosovës iu dha drita jeshile për anëtarësim në KiE

Më: 30 mars 2024 Në ora: 00:11
Sadri Ramabaja

Profesori, Sadri Ramabaja duke komentuar avancimin që Kosova ka bërë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka thënë se Serbia ka mbetur e shokuar nga ky lajm.

Ramabaja ka vlerësuar se Kosova i ka të gjitha gjasat që të anëtarësohet në këtë këshill në maj.

“Java që po lëmë pas ka sjell dy lajme të rëndësishme. I pari ishte ai për hapërimin drejt stadeve më të larta në NATO, sepse Kosova kaloi nga statusi i vëzhguesit në statusin e vendit të asociuar, hap ky gjigant drejt aderimit në NATO. Lajmi tjetër që duket se e ka shokuar edhe më shumë Serbinë është ai që komiteti për politika i Këshillit të Evropës, dha dritën jeshile për ecje tutje. Duket qartë që Kosova në maj sipas gjitha gjasave do të anëtare e Këshillit të Evropës”, u shpreh ai në emisionin “Info Nata”.

Më tej, Ramabaja ka thënë se letra e zotimeve e dërguar nga krerët institucional në KiE, ku përmendet edhe Asociacioni,  duhet shikuar si një procedurë e domosdoshme për aderim në KiE.

Ai ka potencuar se duke qenë se kjo organizatë është prej më të vjetrave në aspektin juridik është e vetëkuptueshme që shtetet serioze duhet të përmbushin obligimet që kanë.

“Letrën duhet shikuar nga prizmi i procedurave të domosdoshme që kalojnë shtetet kandidate për KiE. Derisa Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të vjetra juridike, është e vetkuptueshme që shtetet serioze duhet të përmbushin obligimet që kanë, pavarësisht se cilat qeveri i kanë dhënë ato zotime. Ne kemi një marrëveshje me 27 shkurt të vitit të kaluar bazike, brenda së cilës është paraparë që të krijohet asociacioni”, ka shtuar ai.

Ndryshe,  të mërkurën opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë është miratuar në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat