Serwer dyshon se SHBA-ja i ka premtuar Beogradit themelimin e Asociacionit

Aktuale

Serwer dyshon se SHBA-ja i ka premtuar Beogradit themelimin e Asociacionit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:42
Daniel Serwer

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë së fundi një intervistë për N1, filialën e CNN në Serbi.

Aty ka folur shumëçka, ndërsa komentoi edhe çështjen e 18 prillit, atë të votimit të Kosovës për në KiE.

Në ankesat drejtuar bashkësisë ndërkombëtare lidhur me atë se po e ndihmojnë Kosovën, u pyet nga gazetarja se pse po ankohet kur veç e ka pranuar një gjë të tillë përmes marrëveshjes së Ohrit.

Ai u përgjigj në mënyrë diplomatike, me ç’rast shtoi se disa pika të marrëveshjes nuk do t’i zbatojë, duke vënë theksin te neni 4, për të cilin në Kuvend pat thënë që e pranon në parim.

Në anën tjetër, tash e tre ditë më parë, njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer pandeh se ShBA-ja i ka premtuar Vuçiqit themelimin e Asociacionit, andaj edhe kjo është arsyeja pse ai s’bëzanë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin, Beogradit dhe nuk duan të bien në ‘shpatat’ e tyre.

SHBA nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë në disa prej shteteve evropiane, përfshirë Francën”, shkroi ai në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat