Hovenier uron për Pashkë sa më të lumtura

Aktuale

Hovenier uron për Pashkë sa më të lumtura

Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:40
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Ai në një postim në Facebook ka uruar të gjithë ata që festojnë Pashkët në Kosovë dhe botë.

“Për të gjithë ata që festojnë Pashkët në Kosovë dhe në botë, ju uroj Pashkë sa më të lumtura!”

Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të besimit katolik që kremtojnë ringjalljen e Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat