Haziri: Kurti mjeshtër politik, Thaçi gjarpër, të dy e përdorën LDK-në për ta mposhtur

Aktuale

Haziri: Kurti mjeshtër politik, Thaçi gjarpër, të dy e përdorën LDK-në për ta mposhtur

Më: 1 prill 2024 Në ora: 15:00
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti dhe Hashim Thaçi në momente të caktuara e kanë përdorë apo shfrytëzuar partinë më të vjetër në vend për ta mposhtur atë në zgjedhje.

Haziri tha se Kurti është “mjeshtër politik” për situata të tilla.

“Ka ndryshuar shumë në metoda, por Albin Kurti s’e ndryshon kurrë qëllimin. Qëllimi i tij është tjetër dhe duhet me e lexu drejt dhe me e konkurru drejt. Ai është konkurrent politik, nuk ka këtu asgjë tjetër. E ka partinë e vetë, ideologjinë e vetë. Dhe ka mbërri suksesshëm me bë diçka: me e përdorë LDK-në për me e fitu LDK-në”, tha Haziri në emisionin “Show i së premtës” në RTK.

“Por Albin Kurti në mënyrë të rafinuar, në mënyrë të përsosur e ka ndërtuar 2019-2021 lëvizjen politike për me e përdorë LDK-në me e fitu LDK-në. Kjo është shumë e dhimbshme, por është mjeshtër politik në këtë rrafsh. Sepse ka qenë i pamjaftueshëm vetë…”, tha ndër tjerash nënkryetari i LDK-së.

Haziri tha se ish-presidenti Hashim Thaçi ka qenë “gjarpër” në politikë.

“Thaçi ka qenë tipik në atë ‘nickname’ që e kanë thirrë, edhe në politikë ka qenë gjarpër. Ka manovru politikisht”, tha ai.

“Edhe fitorja e PDK-së në nëntor të 2007 ka ardhur si pasojë e ndarjes së dhimbshme të LDK-së. Sepse kur dy veta përlahen, thonë fiton i treti, kur dy veta ndahen, fiton i treti. Neve na ndodhi ajo situatë. Ka qenë gabim i yni. Është shfrytëzuar maksimalisht prej tyre, por kjo është politika: mos gabo se të tjerët ta shfrytëzojnë. Ne kemi nxjerrë mësime, kinse. Do të duhej me nxjerrë mësime, mos me leju me ndodhë”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat