Përplasjet me Beogradin, ministri Sveçla ngre alarmin: 400 ekstremistë serbë po përgatiten për sulme agresive në Kosovë!

Aktuale

Përplasjet me Beogradin, ministri Sveçla ngre alarmin: 400 ekstremistë serbë po përgatiten për sulme agresive në Kosovë!

Më: 1 prill 2024 Në ora: 16:56
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen dhe mund të aktivizohen në sulme agresive ndaj Kosovës.

Më tej ai shtoi se në Kosovë, po përgatiten për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar!

Ministri Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive. Po përgatitemi për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar”, tha ndër të tjera Sveçla.

I pyetur për marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.

Ministri e mbylli intervistën me një mesazh pozitiv për shqiptarët, teksa tha se kosovarët mund të shkojnë kudo në botë, por nuk gjejnë mikpritje si në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat