Zejnullahu: Politika në Serbi jashtë kontrollit, mund të ketë akte terroriste

Aktuale

Zejnullahu: Politika në Serbi jashtë kontrollit, mund të ketë akte terroriste

Më: 1 prill 2024 Në ora: 17:33
Fetah Zejnullahu

Fetah Zejnullahu, ish major i FSK-së, ka deklaruar se politika në Serbi ka dalë jashtë binarëve.

Kjo sipas tij nënkupton që çdoherë mund të ndodhë një situatë qoftë e tillë sikurse sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Kështu deklaroi ai në emisionin “Five”, ku po diskutohet për kërcënimet e Serbisë.

“Çdo informatë apo deklaratë nuk duhet të nënçmohen dhe duhet të trajtohen.  Po bëhen investime të mëdha në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë konkretisht në blerjen e armatimit…  Situata e politikës në Serbi ka dalë jashtë binarëve dhe kjo nënkupton që çdoherë mund të ndodhë një situatë e tillë qoftë edhe e aktit terrorist që e patëm në Banjskë… çdoherë kur e humb kontrollin janë të mundshme edhe këto situata”, tha ai.

Sipas Zejnullahut, paralajmërimet që vijnë nga bota ndërkombëtare nuk duhet të nënvlerësohen.

“Bashkësia Ndërkombëtare e ka parë dhe e di që Serbia ka luajtur me dy politika”, shtoi më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat