Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet, jemi më mirë sesa shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet, jemi më mirë sesa shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor

Më: 1 prill 2024 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me raportin e institutit V-Dem me bazë në Suedi për progresin demokratik të shteteve.

Në këtë raport, Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.

“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht!

Raporti për vitin 2024 i vdeminstitue ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat