Sadiku: Në dy vitet e fundit Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Sadiku: Në dy vitet e fundit Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Më: 1 prill 2024 Në ora: 23:18
Ermal Sadiku

Opinionisti Ermal Sadiku, tha se vendi ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik në dy vjetët e fundit në Ballkanin Perëndimor.

“3.6 apo 3.7 për qind më duket ka qenë. Pra, edhe nëse e largojmë vitin 2021, e cila pajtohem ka qenë si kërcim pas vitit të pandemisë, prapë është më e larta. Viti 2021 duhet të largohet në mënyrë që shifra prej 6 pikë diçka të mos keqinterpretohet”, tha Sadiku.

Sadiku foli edhe rreth borxhit publik të Kosovës, i cili tha se nuk duhet të jetë më ulëti në Evropë.

“Unë jam i atij besimit që pa pasur borxhe nuk mund të krijosh zhvillim ekonomik ose thënë më pastër pa borxhe nuk mund ta ndjekësh zhvillimin ekonomik të shtetev të tjera”, tha ai.

Sipas tij me një qeveri të majtë në pushtet, ulja e borxhit publik është një sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat