Stano i prerë: Formimi i Asociacionit është kërkesë dhe obligim i kahershëm

Aktuale

Stano i prerë: Formimi i Asociacionit është kërkesë dhe obligim i kahershëm

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:35
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Nëse Kosova nuk nisë zbatimin e marrëveshjes që ka të bëjë më formimin ë asociacionit të komunave me shumicë serbe atëherë kjo tregon se vendi nuk është i përkushtuar ndaj procesit te normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, porositi zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE nënvizoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një kërkesë dhe obligim i kahershëm nga ana e Kosovës.

"Pra, duhet në të duhet të punohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivel, në nivelin më të lartë dhe në nivel të liderëve evropianë.  Pra, nëse Kosova nuk arrin t'i realizojë këto, atëherë nuk do të shihet si një shenjë pozitive e vullnetit për të vazhduar në rrugën e normalizimit, e cila tani është e lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën e saj të anëtarësimit në BE", porositi zëdhënësi Stano. 

Duke iu referuar takimit të 4 prillit, zëdhënësi Stano nënvizoi se i njëjti do jetë i fokusuar ne gjethen e zgjidhjes për çështjen e dinarit. 

"Kjo lidhet më së shumti me çështjet që janë diskutuar javën e kaluar dhe një javë më parë në Bruksel, përkatësisht kryesisht çështjen e implikimeve apo pasojave të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit", tha Peter Stano. 

Të enjten me 4 prill do mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve ku teme kyçe pritet të jetë gjetja e zgjidhjes për zbatimin e rregullores së BQK-s.

Është ky takimi i tretë brenda më pak se një muaji lidhur me këtë temë. Zyrtarët evropian shprehen optimist se mund të gjendet zgjidhja gjatë takimit të 4 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat