Mirënjohje Presidenciale u ndahet studentëve të UP-së që zunë vendin e tretë në garën prestigjioze të drejtësisë

Aktuale

Mirënjohje Presidenciale u ndahet studentëve të UP-së që zunë vendin e tretë në garën prestigjioze të drejtësisë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:39
Foto nga vendngjarja

Ekipit i Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani të martën ka ndarë Mirënjohje Presidenciale për ekipin.

“Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë. Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë.

Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat