Seanca e OKB-së për Kosovën caktohet për 22 prill

Aktuale

Seanca e OKB-së për Kosovën caktohet për 22 prill

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:34
Donika Gërvalla

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) do të mbahet më 22 prill të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Kosovë.

Ndërsa në seancën parapraken e cila u mbajt më 23 tetor të vitit të kaluar, Kosova ishte përfaqësuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ndryshe më 8 shkurt të këtij viti u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë pas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës u ndalu përdorimi i valutës shtetërore serbe, Dinari, në territorin e vendit.

Seanca u thirr nga Serbia.

Kosovën në këtë seancë e përfaqësoi kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa Serbinë, presidenti, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat