Shkëlzen Gashi: Dy liderë të fuqishëm i ka Kosova, Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Dy liderë të fuqishëm i ka Kosova, Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:51
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë në T7, të martën se Kosova në këto 35 vjet ka pasur vetëm dy liderë të fuqishëm.

Sipas Gashit, ata janë Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka qenë në një nivel të tillë, pasi thotë se ka pasur nevojë për dike tjetër, duke përmendur Adem Jasharin.

”Që Albin Kurti është lideri më i fuqishëm nuk ka diskutim, ne në 35 vjet e fundit post-socializëm, i kemi pas vetëm të liderë të fuqishëm, e kemi pas Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin. Hashim Thaçi nuk ka qenë kështu, ai e ka marrë një person tjetër sikur që ka qenë Adem Jashari dhe ka thënë unë jam qiky, jam me këtë, jam shoku i këtij. Ky pas Rugovës është lideri më i fuqishëm që e ka pasur Kosova”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai ka thënë se Kurti ka arritur suksese në sferën e dialogut me Serbinë. Por dha kritika për ngecje në sektorë të brendshëm, duke e specifikuar arsimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat