“Bota nuk sillet rreth Putinit”-Dashevci: Serbia po kërkon destabilizimin e Kosovës

Aktuale

“Bota nuk sillet rreth Putinit”-Dashevci: Serbia po kërkon destabilizimin e Kosovës

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:45
Arben Dashevci

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Raport” ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në veri.

Ai në lidhje me këtë vizitë ka thënë se shteti i Kosovës duhet ta ketë një vigjilencë të paparë deri më sot dhe në asnjë mënyrë ne nuk duhet të ndihemi rahat në veri.

Gjithashtu Dashevci ka folur edhe për bastin e Putinit që ta zhvendosë vëmendjen diku në Bosnjë, Mal të Zi apo edhe në Kosovë.

“Bota nuk sillet rreth Putinit por duhet të jemi vigjilentë gjithmonë në 24 orë sepse Serbia do ta kërkojë vetëm një mundësi dhe do të tëntojë të destabilizojë Kosovën qohtë edhe më forca më të vogla se sa në Banjskë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat