Kurti në veri, Gjinovci me ironi: Edhe opozita shpesh kanë qenë në veri, por te Radoiçiçi

Aktuale

Kurti në veri, Gjinovci me ironi: Edhe opozita shpesh kanë qenë në veri, por te Radoiçiçi

Nga: A.SH Më: 4 prill 2024 Në ora: 06:17
Rron Gjinovci

Kryeministri Albin Kurti dje vizitoi komunat veriore.

Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në këtë komunë ishte dhënia e mbështetjes së Qeverisë për këtë komunë.

Po ashtu foli edhe për vizitat në përmendoren e policit të vrarë, Enver Zymberi dhe në vendin ku u vra edhe polici Afrim Bunjaku.

“Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi”.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Analisti Rron Gjinovci, ka ironizuar me opozitën duke thënë se edhe ata kanë qenë në veri por të Radoiçiçi.

“Albini i hin veriut vizitë totale.

Opozita: sen so kjo edhe na kena shku shpesh në veri (te Radoiçiçi) 😀”, shkruan Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat