Vuçiq: Nga Brukseli nuk presim asgjë të mirë

Aktuale

Vuçiq: Nga Brukseli nuk presim asgjë të mirë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:24
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq rreth çështjes së dinarit.

Ai tha se “nuk pret asgjë të mirë nga këto bisedime”.

Sipas tij “pala serbe është e përgatitur mirë për c”, raporton Tanjug.

“Nuk kemi asgjë për të fajësuar personalisht njerëzit që e zhvillojnë dialogun, por e gjithë kjo në Bruksel u shndërrua në një çështje për t’u përkulur para akteve kriminale të Albin Kurtit dhe që në fund të fundit ato nevojiten të legalizohen”, tha Vuçiq në seancën e Qeverisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat