Bajqinovci lavdëron Kurtin: Qenka e mundur me shku në veri, pa lejen e Vuçiqit e Radoiçiqit

Aktuale

Bajqinovci lavdëron Kurtin: Qenka e mundur me shku në veri, pa lejen e Vuçiqit e Radoiçiqit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:23
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës.

Në fakt, Bajqinovci ka lavdëruar Kurtin për këtë vizitë, që ishte e paparalajmëruar në medie.

Bajqinovci ka bërë një pretendim disi të çuditshëm, duke shkruar se në veri qenka e mundur të shkohet edhe pa lejen e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Madje, Bajqinovci e ka përmendur edhe Milan Radojiçiqin, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Kosova në lidhje me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2024 në Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat