“Dëgjo mirë çka po të thom”: Hykmete Bajrami ia mbledh ‘betë’ Hekuran Muratit

Aktuale

“Dëgjo mirë çka po të thom”: Hykmete Bajrami ia mbledh ‘betë’ Hekuran Muratit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:13
Hykmete Bajrami dhe Hekuran Murati

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka pasur një përplasje me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Krejt kjo pasi Murati gjatë fjalës së tij tha se Bajrami po tenton të mbrojë interesat e grupeve të caktuara.

Bajrami ka reaguar ashpër.

“Dëgjo mirë çka po të thom, kur më drejtohesh e thu po i mbron interesat e dikujt, gjej faktet e trego interesat e kujt po i mbroj. Asnjë interes nuk e mbroj, përveç interesit të qytetarit. Çka ka ndryshu te kualiteti i librave? Me formën e subvencionimit prindërve që iu kanë dal mjetet, është i njëjti proces. Me të njëjtin kualitet, nuk ka asnjë ndryshim. Për ligjin për tekste shkollore, a po harroni që i keni 58 vota, 68 me minoritete. Kush po iu ndalon me kalu”, tha Hykmete Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat