Sulmi ndaj  gazetareve, AGK: Drejtësia ta trajtojë me prioritet

Aktuale

Sulmi ndaj  gazetareve, AGK: Drejtësia ta trajtojë me prioritet

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:04
Burim Zariqi

Burim Zariqi, pjesëtar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka folur për sulmin që u është bërë gazetareve të Lajmi.net, nga një burrë dhe një grua. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën C në Prishtinë.

Ai tha se personi i dyshuar që ka sulmuar ekipin e gazetarëve të Lajmit.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, si dhe kameramani Përparim Tufa, është ndaluar për 48 orë dhe se AGK mirëpret  këtë vendim të institucioneve të drejtësisë.

“AGK kërkon nga institucionet e drejtësisë që rastin ta trajtojë me prioritet deri në një vendim përfundimtar dhe njëherësh kërkon që të merret një vendim i duhur “, tha Zariqi për "InfoPlus", në RTK.

Ai shtoi se AGK vlerëson se pamjet e djeshme ishin tejet shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat