Kastrati: Nagavci favorizoi një librari në shpërndarjen e librave shkollorë

Aktuale

Kastrati: Nagavci favorizoi një librari në shpërndarjen e librave shkollorë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 00:33
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Sot në Kuvend është votuar komisioni që heton çështjen e teksteve shkollore.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, deklaroi se Arbërie Nagavci është profil i një ministreje mediokre dhe se qeveria ka profile të varfra pa kurrfarë përvoje që udhëheqin sektorin e rëndësisë siç është arsimi.

Të tillë janë i gjithë kabineti qeverisës. Një mahallë me i mbledh shpejt e shpejt e kish bo një kabinet pak më të fortë se sa që kanë këta”.

“Një shoqëri e tërë u traumatizua, nga prindërit, mësimdhënësit, shkolla e të gjithë ne, për të ardhur deri të një vendim që një kompani të fitojë më shumë sesa kompanitë tjera, pra ishte një lloj situate kur fillon dërrmimi i kompanive/shtypshkronjave që kanë funksionuar deri tash në Kosovë”.

“Kjo ishte dhe shkelje e kushtetutës dhe shkelje e ligjit për ndarje buxhetore”, deklaroi Kastrati në emisionin Edicioni Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat