Pacolli i kundërpërgjigjet Lajçakut: Për çështjen e dinarit nuk ka kompromis

Aktuale

Pacolli i kundërpërgjigjet Lajçakut: Për çështjen e dinarit nuk ka kompromis

Më: 5 prill 2024 Në ora: 06:30
Fitore Pacolli

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur deklaratës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se diskutimi për çështjen e dinarit serb do të vazhdojë në idetë e BE-së për kompromis.

Pacolli tha se lidhur me dinarin nuk ka kompromis të mundshëm, pasi që sipas saj, nuk kanë çfarë lloj kompromisi të bëjnë.

“Nuk ka kompromis të mundshëm në këtë drejtim, për shkak se nuk ka çfarë kompromisi të bëjmë. Ne po mundohemi të gjejmë rrugë legale se si mund t’i sjellë Serbia paratë. Nuk po diskutohet këtu vendimi i Bankës Qendrore, sepse ai vendim tashmë është marrë dhe nuk është në diskutim, por po diskutohet për rrugët të cilat duhet t’i ndjek Serbia që t’i dërgojë paratë”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë takimit të sotëm në Bruksel nuk është diskutuar për vendimin e BQK-së, por për mënyrën legale se si të transferohen paratë e Serbisë në Kosovë, derisa shtoi se nuk kanë njohuri për propozimin e BE-së, pasi që nuk është bërë ende publik.

Pacolli është shprehur pesimiste se do të ketë rezultate për çështjen e dinarit edhe pas takimit të radhës që do të mbahet pas dy javësh në Bruksel.

“Për Serbinë është e vështirë që ta pranojë një gjë të tillë, sepse duhet të bëhet transparente për popullin e saj, por edhe për qytetarët serbë këtu në Kosovë të tregojë saktë ku shkojnë paratë dhe sa para sjellë në Kosovë”.

Pas takimit të sotëm në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt.

Kryenegociatorët e të dy vende kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Por, Bashkimi Evropian tha se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket dinarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat