Moderatori ia shfaqi postimin e Hekuran Muratit, kështu reagon Bedri Hamza

Aktuale

Moderatori ia shfaqi postimin e Hekuran Muratit, kështu reagon Bedri Hamza

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:58
Bedri Hamza dhe Ermal Panduri

Mbrëmë Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, u pyet edhe për një postim të Hekuran Muratit, ministër i Financave.

Moderatori i emisionit ia shfaqi në ekran një postim me shifra të Muratit, ndërsa Hamza e shpjegoi shkurtimisht se pse mendon që Murati e ka gabim.

Kur moderatori Ermal Panduri insistoi për një koment më të gjatë, Hamza i tha se nuk po i interesonte për shifrat e Muratit.

“Veç një diçka ta qesë qetu dhe u kry kjo punë. Po pse po flet veç për tre mujorin e katër të vitit? Le të flet për normën e rritjes ekonomike me 2023, që është 3.3 për qind.

Jo, nuk e kam ndërmend me shpjegu ma andej, jo bre, jo. Qe unë i kam të dhënat e mia, çka po më vyjnë ato. I kam të miat, o vlla. Qe po të kallxoj. Nuk e di ku i ka marrë, as nuk po më interesojnë.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat