Lajçaku në Bruksel takohet me deputetin shqiptar në Serbi, Shaip Kamberin

Aktuale

Lajçaku në Bruksel takohet me deputetin shqiptar në Serbi, Shaip Kamberin

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është takuar të premten me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Lajçak ka thënë se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat