Kica-Xhelili i reagon menjëherë Muratit që u mor me LDK-në: Tentativa qesharake për shpëlarje të propagandës

Aktuale

Kica-Xhelili i reagon menjëherë Muratit që u mor me LDK-në: Tentativa qesharake për shpëlarje të propagandës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 23:46
Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili I ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me deklaratat e tij karshi LDK-së. Ajo e pyeti Muratin lidhur me pronat e konfiskuara të Milan Radojçiqit, për mosvotimin e Komisionit hetimor për kontratat njëburimore e të tjera.

Ajo tutje tha se janë qesharake tentativat e VV-së për shpëlarje të propagandës.

Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Ministër Murati. E gjuha jote se ç’është zënë ngërq te LDK-ja.

Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar?

Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK?

Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?

E pastaj përgjigju PSE s’po e votoni komisionin hetimor për kontratat njëburimore nëse s’keni çka të fshihni?

E rrugës, përgjigju edhe si u bë që brenda javës t’i nënshkruani edhe 3 kontrata shtesë sekret në vlerë 4 milionë euro PASI nuk pranuat të hetoheni për 209 milionshin paraprak?”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat