Lekaj flet për 53 milionëshin: Njerëzit mendojnë se kam para me paleta, por bëra...

Aktuale

Lekaj flet për 53 milionëshin: Njerëzit mendojnë se kam para me paleta, por bëra...

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:03
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Pal Lekaj, ka folur rreth çështjes së dënimit me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53 milionëshit.

Ai ka thënë se vendimi për ekzekutimin e këtyre mjeteve ka qenë i pashmangshëm duke u shprehur krenarë që e ka bërë atë.

“Gabimi kryesor ka qenë që nuk i kanë kryer obligimet ish-qeveria dhe ne e kemi gjetur ashtu. Më vjen shumë mirë dhe jam krenar, nëse një punë të mençur e kam bërë dhe ndihem shumë mirë është rruga për në Shkup”.

Lekaj ka arsyetuar këtë vendim që sipas tij, nuk ishte vendim vetëm i tij, por edhe i Qeverisë së Kosovës, duke mohuar se po i shmanget përgjegjësisë.

“Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, as për mito. Nuk kanë lënë xhirollogari pa më hetuar, dhe do të thotë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Së pari unë dhe Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë para, aty janë bërë transaksione prej Ministrisë së Financave dhe tashmë njerëzit mendojnë se unë i kam bërë ato të gjitha”, tha ai në Tëvë1.

Tutje, ai ka thënë se akoma nuk e ka marrë aktgjykimin e Gjykatës tash e 60 ditë dhe se ndaj tij është bërë gjykim publik.

“Unë akoma nuk kam vendim të Gjykatës në vendim të formës së prerë. Mua më është bërë gjykim publik dhe politik. Paramendojeni sikur unë të isha liruar, çfarë do të ju kishin bërë atyre gjykatësve? Nëse ka drejtësi në këtë vend, ajo do të vihet. Para qytetarëve jam tamam i drejtë dhe nëse diçka e mirë është bërë, dhe që nuk ka erë korrupsioni është ai vendim. Nëse nuk do ta bëja unë, do ta kishte bërë dikush tjetër, s’do të kishte çare. Njerëzit më shohin thua që unë i kam paletat me 53 milionë. Është marre që politikanët ma përmendin”, përfundoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat