“Djali 14 vjeç shkoi ta shpëtonte babain të mos e vrasin serbët, pa i lëvizur çerpiku e ekzekutuan edhe atë”

Aktuale

“Djali 14 vjeç shkoi ta shpëtonte babain të mos e vrasin serbët, pa i lëvizur çerpiku e ekzekutuan edhe atë”

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:05
Rezallë

Më 5 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Kësaj masakre, në të cilën u vranë edhe të moshuar mbi 90 vjet, mbijetuan vetëm tre persona, Ismet e Sait Rukolli dhe Misin Deliu.

Një nga të vrarët ishte edhe Burimi, 14 vjeç.

Ditën fatkeqe, ai shkoi të provojë mos po mund ta shpëtojë nga ekzekutimi babain e tij, i cili me një grup tjetër të shqiptarëve, ishin marrë dhunshëm nga forcat serbe.

Por, ai nuk u kthye i gjallë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat