Abazi kritikon Kurtin: Privatizimi po vazhdon, mashtrimi në vend të premtimit

Aktuale

Abazi kritikon Kurtin: Privatizimi po vazhdon, mashtrimi në vend të premtimit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:54
Haki Abazi

Haki Abazi, deputet i pavarur, që dikur ishte pjesë e VV-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e tij, Abazi, ish-dyshi i Qeverisë Kurti 1, është marrë me një proces shumë specifik.

Abazi ka kritikuar privatizimin që po ndodh ende, ndonëse VV-ja kishte premtuar ndalimin e tij.

Sipas Abazit, aktualisht ka mashtrim në vend të premtimit.

“Privatizimi po vazhdon, sot valë e re e privatizimit!

Mashtrimi në vend të premtimit!” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat