Ramadani: Fitorja e pro-rusit në Sllovaki, vazhdimësi e ndikimit rus

Aktuale

Ramadani: Fitorja e pro-rusit në Sllovaki, vazhdimësi e ndikimit rus

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:25
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori I AKI-së Burim Ramadani, ka thënë se fitorja e pro-rusit Pellegrini në Sllovaki, është indikacion negativ për unitetin e BE-së.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se shtrirja e influencës ruse në Evropë dhe në Ballkan është e vazhdueshme.

“Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar mes tjerash Ramadani.

Postimi i plotë:

Fitorja e Pro-Rusit Pellegrini në Sllovaki është indikacion shumë negativ për unitetin e mëtejshëm të BE-së në raport me politikat neo-perandorake të Rusisë.

Ndërhyrja dhe shtrirja e influencës ruse në Europë dhe në Ballkan është e vazhdueshme.

Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së.

Fatkeqësisht, pak njerëz po arrinë të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse.

Operacionet Influencuese ruse janë të thella për më shumë se një dekadë tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat