LDK për radhitjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare: Qeveria po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara

Aktuale

LDK për radhitjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare: Qeveria po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara

Më: 8 prill 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

LDK për radhitjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare: Qeveria po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar Qeverinë Kurti edhe për një deklaratë tjetër, që këta e quajnë propagandë. Bëhet fjalë për përparimin ose jo të Kosovës në indekset ndërkombëtare.

Sipas LDK’së Qeveria ka bërë propagandë kur ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në indekset ndërkombëtare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

LDK ka thënë se “pushteti ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të Ëorld Justice Project ku Kosova ka ngecje”.

“Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite.”

Ky subjekt ka thënë se në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.

Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim. 2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2.

“Të gjitha raportet janë publike dhe lehtë të verifikueshme dhe demantojnë çdo propagandë të kësaj Qeverie. LDK e vlerëson këtë Qeveri si; Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë.  LDK po ashtu beson se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm të dallojnë propagandën ndaj të gjitha fakteve që po ofrojmë; fakte të publikuara nga institucionet ndërkombëtare e vendore që e demantojnë çdo mashtrim të kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat