Murtezaj: Lista Serbe kujdeset vetëm për interesat e veta, jo për serbët

Aktuale

Murtezaj: Lista Serbe kujdeset vetëm për interesat e veta, jo për serbët

Më: 8 prill 2024 Në ora: 18:38
Valon Murtezaj

Lista Serbe ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, që do të mbahet më 21 prill. Lidhur me këtë vendim të “Listës Serbe”, Valon Murtezaj - profesor i diplomacisë, tha në “Info Plus” se “Lista serbe” vazhdon të kujdeset vetëm për interesat e saj të ngushta e jo për qytetarët serb të Republikës së Kosovës që jetojnë në pjesën veriore.

Sipas Murtezajt nëse ftesa e “Listës Serbe” ka sukses në popullatën serbe, na sjellë në një situatë tërësisht të re, pas një periudhe gjashtë mujore përpjekjesh vendore dhe ndërkombëtare për ta bërë një proces të ri të votimit në katër komunat me shumicë serbe.

Murtezaj tha se sonte në Paris, presidentit Vuqiç do t’i bëhet e qartë se premtimet që janë bërë dhe zotimet që janë marrë gjatë procesit të dialogut sidomos në marrëveshjen e Brukselit dhe me aneksin e Ohrit duhet të zbatohen.

“Dhe jam i sigurt me qenë se ndikimi i Beogradit është evident në “Listën Serbe”, po ashtu edhe në qytetarët serbë të Kosovës atëherë sigurisht do të bisedohet edhe për çështjen e pjesëmarrjes në votim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat