Kraki: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE

Aktuale

Kraki: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE

Më: 8 prill 2024 Në ora: 19:05
Nezir Kraki

Profesori i shkencave politike në Francë, Nezir Krake ishte sot mysafirë në Info Magazine, ku foli rreth takimit të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij serb, Aleksandar Vuçiqit.

Ai tha se në Francë u diskutua për dy pika, ku sipas Krakes do të thotë se pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë integrim të kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.

“Pallati i Lizes tregoi sot dy pikat, dy asket. E para është që Franca me e rikonfrimuar mbështetjen e saj dhe shpresën e saj për një Serbi evropiane dhe të integruar. E dyta ishte normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, ku u tha aty që do të bëhet e qartë do të përsëritet në mbështetje me Serbinë”, tha Kraki.

“Më thjesht do të thotë, pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE”.

“Kjo është shumë e mirë dhe shumë pozitive, por shpresoj që Franca të insistojë më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat