Kimete Berisha: Albini s’la gjë pa komplikuar, ndërsa Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode

Aktuale

Kimete Berisha: Albini s’la gjë pa komplikuar, ndërsa Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode

Nga: H.O. Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:48
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha në një postim të saj në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe kërkesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje.

Ajo shkruan se nga sondazhet ende 50% e duan Albin Kurtin. Madje sipas saj, atë e duan edhe ata që ikin nga Kosova, ata që rrinë në Kosovë dhe ata që s'kanë ku të kthehen  - e duan nga largësia.

Berisha shkruan se edhe Abelardi e thyen heshtjen,  kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ti menjëherë e ke të qartë se pse votuesi e do Albin Kurtin.

Publicistja komentoi edhe pytësorin e regjistrimit të popullësisë.

Ajo komentoi edhe paraqitjet e fundit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë:

S'ka lënë gjë pa komplikuar!

1. E kishte vjedhur pak verë dhe i duhej edhe pak bukë për ta shoqëruar verën.

Në ato çaste, Jean -Jacques Rousseau-it i kujtohet Maria Antoneta, e cila, kur i kishin thënë se fshatarët s'kanë bukë për të

ngrënë, ishte përgjigjur:

- Le të hanë tortë.

- U zhyta në këto mendime derisa po i lexoja sondazhet që tregojnë se Albin Kurtin ende e duan 50 për qind  e shqiptarëve.

E vërtetë është. E duan.

- Le ta duan.

Dashuria është luks për të pasurit, por jo për të varfërit.

- Edhe ata që s'kanë ku të kthehen  - e duan nga largësia...se kjo dashuria nga largësia zgjat më së shumti, sepse nuk ekziston.

- Edhe ata që ikin nga Kosova - e duan, se s'ka më kollaj se sa ta duash dikë prej të cilit ikë.

- Edhe ata që rrinë në Kosovë -  e kanë harruar veten duke e dashur Albinin, sepse për veten nuk kërkojnë 'shpëtim'!

- As nuk ikin nga trishtimi, as nuk protestojnë kundër trishtimit.

Ata vegjetojnë.

- E Dashurinë e 'elitës' Albin Kurti e blen me paret e shtetit.

2. Pastaj Abelardi e thyen heshtjen,  kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ti menjëherë e ke të qartë se pse votuesi e do Albin Kurtin. 

- Pse i kërkon zgjedhjet kur e di se zgjedhjet do t'i fitojë Albin Kurti!

- Be quite!

3. Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por jo ta shkelte 'Tokën e Premtuar'!

Se, nuk e kuptoj...

Faraoni nuk kishte probleme me Tokën e Tij, anipse Zot i kishte statujat, dhe veten e konsideronte Zot, por Zoti nuk hidhërohej me të.

- Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por nuk i tregoi se si quhej!

- Zoti i tha se quhej 'Unë jam'.

Zbathi sandalet, i tha...dhe shko thuaju njerëzve të t'u se 'Unë jam' më ka porositur....

- Mos më pyet se pse izraelitët udhëtuan në shkretëtirë 40 vite për rrugën që do të shkohej për 11 ditë?

- Pse Zoti u hidhërua me Moisiun për një gur?

- Zoti kërkoi nga Moisiu të fliste me gurin para se të kërkonte nga guri - ujë, e jo siç veproi Moisiu, të cilit hyri vetja në qejf dhe e urdhëroi gurin që të bëhej ujë!

- Mund të më pyesësh se pse disa popuj si izraelitët dhe shqiptarët nuk rehatohen kurrë, por unë nuk të përgjigjem.

4. Më pyet ti mua: pse Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode, dhe pse gjatë orarit të punës e ndërron garderobën si në tretën e ditës...

këtë përgjigje di ta them.

- Me setër të kaltër tek varrezat në Rezallë, menjëherë pas varrezave (dhimbje e madhe), me mantel ngjyrë kaki pozonte në çardakun dhe në nevojtoren e braktisur të Radojçiqit.

5. A lahesh ti në dush-kabinë apo në koritë - kjo është pyetja që i intereson Albin Kurtit e që shtrohet në pyetësorët e regjistrimit të popullsisë!

- A shkon ti në punë me veturë  - të pyet Albin Kurti, por nuk të pyet: a ke vend ku ta parkosh veturën dhe pse ka vend parkim veç për stafin politik!

- Albin Kurti të pyet: A ke përjetuar trauma në luftë!

- Jo more çfarë traumash, kam përjetuar lumturi në luftë!

- Sa lidhje të dështuara erotike i keni pasur?

- Në çfarë moshe të ka ndodhur puthja e parë?

- A beson në dashuri në shikim të parë?

- Krejt-krejt por pse po hyn në dush - kabinat e shqiptarëve, nuk e kuptoj.

- Ti po më pyet mua, a ka banesa jote fasadë, a ka çimento, a ka bodrum, se nuk paska Institucion që merret me këtë punë, po u dashka që ne të jemi edhe ekspertë të ndërtimtarisë!

- Pyetësorët për regjistrimin e popullsisë janë

- hyrje në kuzhinën tënde, e di sa lugë i ke;

hyrje në ËC-në tënde - e di sa herë lahesh dhe  a lahesh;

- hyrje në dhomën tënde të fjetjes, e di sa herë çon ti dashuri (dhe a çon dashuri)...

- Këto pyetje janë ndërhyrje në privatësi...ky është thjesht spiunim kolektiv i popullit, me lejen e popullit!

6. Albin Kurti në opozitë, ka qenë jashtëzakonisht i zhurmshëm, kur ka kërkuar që shqiptarët të mos e deklarojnë fenë e tyre, sepse kanë të drejtë të mos e deklarojnë.

- E tash, Albin Kurtit i intereson të dijë se çfarë feje ke ti!

- Besimi dhe feja nuk janë e njëjta 'gjë'.

Ti mund të besosh në Zot, por jo në Fe.  Edhe çka tash!

Duhet ta dijë shteti se a beson ti a jo!

E nëse s'beson duhet të merret vesh kjo, që 'shteti i korruptuar' të ta bëj ty me gisht.

- Ky nuk është regjistrim human, ky është spiunazh dhe është shkrimi i dosjeve të shqiptarëve me dorën e tyre.

- Duhet t'i dish të gjitha ti!

Duhet t'i kontrollosh njerëzit edhe në mendje, edhe në shpirt, edhe në kuzhinë, edhe në dhomë të fjetjes, sidomos në ËC!

- Po tutesh që nuk je musliman a çka!

Musliman je!

Edhe?

- Pse pra je kaq i trishtuar!

7. Albin Kurti çdo gjë e komplikon, edhe për t'u dukur i mençur, edhe sepse e di se populli të cilin e ka quajtur 'analfabet funksional' nuk i lexon pyetësorët, përgjigjet qeveria për ta.

Vetëm ai që s'ka talent zgjedh tema të mëdha dhe komplikon çdo gjë!

I madhi i thjeshtëson gjërat!

8. S'ka lënë vend pa i futur hundët!

Dje e rikujtoi datën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste!

- Shih ti me çka merret!

Pse nuk i dalin boll armiqtë e gjallë, por i thirr në ndihmë e i ringjallë edhe 'armiqtë e vdekur'!

- Pse duhet që italianit të sotëm, që

ka luftuar dhe e ka dhënë jetën për çlirimin tënd, që e ka pranuar pavarësinë tënde dhe që edhe sot të

ruan me ushtarë, t'ia rikujtosh atij se dikur ka qenë pushtues i Shqipërisë!

- Çfarë domethënë kjo?

Kë do ta 'vrasësh' ti duke i nxjerr nga varri heronjtë e vdekur!

- Është njësoj sikur kur pajtohesh me dikë që të ka lënduar, ti ia fal gabimin, por pastaj ia nxjerr nga hunda, ia përmend vazhdimisht gabimin, e shënon secilin përvjetor të gabmit të tij, anipse jeni pajtuar!

- Albin Kurti është fiksuar pas fashizmit italian, shkaku që është mërzitur me Melonin, të cilën e quajti fashiste!

Melonin e ka armike sherri që Meloni e ka mik Edi Ramën!

- Kaq e thjeshtë është urrejtja. 

Nuk i duhet më shumë urrejtjes që të lulëzojë!

- Po provokon.

Po e shfrytëzon historinë dhe varret për të krijuar dhe rikrijuar armiq, jo të tij, por të Kosovës.

- Po vërehet.

Armiqësia duhet të duket si miqësi, nëse ta merr mendja ty që në shpinë të Kosovës dhe me harxhimet e shtetit të bëhesh armik i një miku - duhet njëfarë koncentrimi.

9. Në Teatër është luajtur 'Fausti'.

Shqiptarët 'të padjallëzuar' siç janë, ende 'çuditen' me Faustin, ku-ku, o Zot, si ndodhi, larg qoftë, që Fausti ia shiti shpirtin djallit për dije dhe për pushtet.

Së paku Fausti e ka shitur shpirtin e tij personal...ndërsa shqiptarët 'që çuditen'

 e shesin shtetin e shpirtin e popullit për pushtet dhe me paratë e fituara nga shitja nuk blejnë art e shkencë, por ushqime  të ndryshme dhe të

shijshme..!

E në fund, Fausti shkon në Parajsë...!

Kjo të frymëzon pa masë. 

P.S.

Përndryshe,

Ti m'ke braktisur.

T'qofshin haram ndjenjat e mia'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat