Spahiu kritikon ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë: Gabim!

Aktuale

Spahiu kritikon ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë: Gabim!

Më: 8 prill 2024 Në ora: 23:10
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu e ka quajtur gabim përfshirjen e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, Qeveria Kurti po synon t’i ndihmojë kundërkandidatit të Bujar Osmanit në këto zgjedhje.

Në emisionin ‘Politiko’, Spahiu ka thënë se interesi kombëtar i Kosovës është që Maqedonia të jetë e orientuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Është interes Kombëtar i Kosovës që marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe maqedonëve me qenë sa me të mira të mundshme e jo të acarume”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është dashur fare të përfshihet në këto zgjedhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat