Cakolli: Nëse dështon iniciativa për shkarkim të kryetarëve në veri, kjo u “garanton” atyre përmbylljen e mandatit të rregullt deri në vitin 2025

Aktuale

Cakolli: Nëse dështon iniciativa për shkarkim të kryetarëve në veri, kjo u “garanton” atyre përmbylljen e mandatit të rregullt deri në vitin 2025

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:31
Eugen Cakolli

Nëse në votimin e 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës nuk do të marrin pjesë më shumë se gjysma e trupës elektorale në secilën komunë, atëherë iniciativa do të konsiderohet e dështuar.

Kështu vlerësoi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook hulumtuesi i lartë i KDI-së, Eugen Cakolli.

Sipas tij, për pasojë, kryetarët nuk do të mund të largohen me iniciativë qytetare për 12 muajt e ardhshëm – minimalisht deri në maj/qershor të vitit 2025.

E duke ditur që 2025-ta është vit i zgjedhjeve të rregullta lokale, të cilat do të duhej të shpalleshin dikur në tre-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, kjo i bie që s’do të mund të kemi më zgjedhje të jashtëzakonshme në ato komuna – të paktën jo si rezultat i shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit”, ka thënë ai.

Tutje Cakolli ka thënë se dështimi eventual i mini-referendumit për largimin e kryetarëve të komunave veriore, do t’ua “garantojë” praktikisht kryetarëve aktualë përmbylljen e mandatin të rregullt, deri në zgjedhjet e ardhshme, përpos në rast të dorëheqjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat