Ngjela i reagon Spahiut: Bashkimin e Shqipërisë e ka në dorë Uashingtoni

Aktuale

Ngjela i reagon Spahiut: Bashkimin e Shqipërisë e ka në dorë Uashingtoni

Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Debati Kosovë-Shqipëri ishte ndër temat që u diskutuan të martën në emisionin  Kosova Today.

Të ftuar ishin analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu dhe ai nga Shqipëria, Spartak Ngjela.

Spahiu duke komentuar sondazhin tha se shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk janë të sinqertë në përgjigjet e tyre.

Nuk mundemi me i marrë të mirëqenia sondazhet që bëhen, së pari shqiptarët nga kudo që janë. Shqiptarët qoftë nga Shqipëria qoftë nga Kosova, nuk janë të sinqertë në përgjigjet e tyre. Kjo nuk tregon disponimin e vërtetë, kur përmend Kosovë Shqipëri paragjykohet se kryeqytetit i një shteti të tillë kish me qenë Tirana”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë, Ngjela dha mendim komplet të kundërt, duke thënë se bashkimin e Shqipërisë e ka në dorë Uashingtoni.

“Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur Tiranën, kë dëgjoni Beogradin. Bashkimin e Shqipërisë e ka në dorë Uashingtoni. Kot mërzitën beogradasit në Prishtinë dhe në Kosovë, qoftë edhe në Shqipëri, bashkimi kombëtar është domosdoshmëri, por në funksion të një historie ndërkombëtare. Nuk mund të lejohet dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, nuk e pranon koncepti ndërkombëtar”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat