“Më të fortë së bashku”, Ambasada amerikane shpërndan postimin për garën në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK-së

Aktuale

“Më të fortë së bashku”, Ambasada amerikane shpërndan postimin për garën në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK-së

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:35
Gara në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë postimin e Gardës Kombëtare të Iowa’s lidhur me garën për luftëtarin më të mirë, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashkë me postimin e shpërndarë ku në disa prej fotografive shihen edhe ushtarët e FSK’së përkrah ushtarëve amerikanë, ambasada ka shkruar “më të fortë së bashku”.

Gara për luftëtarin më të mirë është mbajtur gjatë fundjavës që shkoi.

“Ushtarët nga e gjithë Iowa, së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shfaqën qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe aftësitë e tyre luftëtare gjatë Garës Shtetërore të Luftëtarit më të Mirë të mbajtur në Camp Dodge në Johnston, Ioëa, nga 4-7 prill 2024. Kjo ngjarje vjetore shtyu pjesëmarrësit në kufijtë e tyre, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, në një demonstrim të shpirtit të palëkundur dhe gatishmërisë së atyre që shërbejnë.

Marshimi i këtij viti prej 12 miljesh solli konkurrentët në komunitetin lokal, me vijën e finishit të vendosur në Bashkinë e Johnston. Faleminderit të gjithë atyre që mbështetën dhe morën pjesë në Konkursin Shtetëror të këtij viti!”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat