​Ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”, kjo është marrëveshja e arritur

Aktuale

​Ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”, kjo është marrëveshja e arritur

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës” në Stantërg, Ibrahim Januzi ka konfirmuar për KosovaPress se është ndalur greva e minatorëve pas një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.

Sipas Januzit nëse nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë. Ai ka treguar nëpërmjet telefonit për kushtet të cilat i kanë pranuar për ndërprerejn e grevës, pas një takimi me kryeshefin e "Trepçës", Bashkim Kurti.

Januzi: Në rast se nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë

Audio

"Minatorët në ndërrimin e parë rreth 2 orë kanë protestuar për mos realizmin e pagës, mirëpo pas ftesës së kryeshefit për të ardhur për të dhënë sqarime dhe informata të hollësishme, është arritur të dakordohen mes minatorëve dhe kryeshefi. 40 për qind e pagës veçse është realizuar edhe 30 për qind, del sot eventualisht nesër dhe deri në javën e ardhshme të përmbyllen të gjitha obligimet ndaj minatorëve. Në rast se nuk përmbushen, protestat dhe grevat do të vazhdojnë...

Kanë filluar minatorët, janë kthyer në vendin e punës, kanë filluar të punojnë. Pas dakordim me shefin për t'i dhënë hapësirë, për të gjetur zgjidhje t’i kryej të gjitha obligimet ndaj minatorëve...Presim deri në javën e ardhshme, kur besojmë fundi i javës së ardhshme është afati kohor dhe nëse nuk realizohen nuk na mbete asgjë tjetër, vetëm të punojnë 800 metra në thellësi të tokës dhe në fund mos ta gëzosh pagën e cila është obligim ligjor i ndërmarrjes për t'i kryer të gjitha obligimet ndaj minatorëve, nuk mbetet gjë tjetër përveçse protestë, grevë", ka thënë ai.

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat