Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, flasin për situatën në veri

Aktuale

Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, flasin për situatën në veri

Më: 13 prill 2024 Në ora: 08:38
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s.

Sveçla ka thënë se me zyrtaren e NATO’s kanë folur për situatën në veri të vendit.

“Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë.

Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, ka njoftuar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat