Analisti zbërthen skenarët: Çfarë do të ndodhë në referendumin e të dielës në veri

Aktuale

Analisti zbërthen skenarët: Çfarë do të ndodhë në referendumin e të dielës në veri

Më: 13 prill 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Analisti politik, Albinot Maloku foli në lidhje me situatën politike në Kosovë, teksa u ndal dhe tek referendum.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se zgjedhjet që do të zhvillohen së fundmi nuk janë zgjedhje.

Ai theksoi se nëse nuk do të arrihet 50.1% atëherë mandatin do e përmbyllin ata që janë aktualisht.

“Lista serbe është duke vepruar dhe do të prodhojë maksimalizimin e angazhimit të saj në kuptimin dhe të synimit që kjo çështje është në rrugën e vet.  Nuk janë zgjedhje këto, për arsye se është vetëm po jo. Është si tip referendum. Nëse nuk do të arrihet 50.1% atëherë mandatin do ta përmbyllin këta.

Në momentin që do të ketë një shtrëngim më të mirëfilltë  nga faktori ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç, përmes një mesazhi do të riangazhojë prapë këtë formacion politik është që të ecet përpara me kuptimin e largimit të kryetarëve aktualë dhe të  ketë një proces zgjedhor tjetër. Ka disa zëra që shohin se kryetarët aktualë përmbyllin mandatin e tyre dhe të ketë një proces tjetër zgjedhor. Ka disa zëra që thonë se kryetarët aktualë përmbyllin mandatin e tyre dhe të jetë një proces zgjedhor siç duhet”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat