Eksperti i sigurisë, Mensut Ademi, i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës tha se Serbia ka humbur ndikimin ushtarak në Ballkan.
Sipas tij, presidenti serb, Vuçiq do që të frikësojë të gjitha shtetet përreth se i ka nën kontroll.
“Vuçiqi është duke shkuar në dy versione, versioni i parë është frikësimi sepse do t’i frikësoj të gjitha shtet përreth se gjoja unë e kam në kontroll, sepse Serbia matet me forcën e vetme ushtarake. Dhe Serbia në këtë rast e ka humbur primatin në regjion, do ta frikësojë regjionin. Serbia do me lujtë rolin e primatin të ushtrisë në Ballkanin Perëndimor”, tha Ademi.
Ademi ndër tjerash potencoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO, përveç që është paqe, është bashkëpunim dhe siguri .