Përfundon procesi i votimit në veri – dështoi nisma për largimin e kryetarëve

Aktuale

Përfundon procesi i votimit në veri – dështoi nisma për largimin e kryetarëve

Nga: Bota sot Më: 21 prill 2024 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 15:44 më 21.04.2024
KQZ

​122 votues deri më tani në Leposaviq

Vetëm 122 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deri në orën 15:00 në Leposaviq

Kështu ka bërë të ditur për KP, ndihmës-kryesuesi i KKZ-së, Selim Mehmeti.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë “Lista Serbe”, e cila mbeshtetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri. 

​DnV e quan dështim votimin në veri

Në shumë qendra votimi nuk plotësohen kushtet për të garantuar votë të lirë, deklaron Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV).

Ai konsideron se këto votime janë të dështuara për shkak të pjesëmarrjes së ultë të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore. Ai në intervistë për KosovaPress thotë se qytetarët serbë janë viktimë e Listës Serbe dhe Beogradit.

Ai tha se qendrat janë hapur me kohë, megjithatë nuk ka pasur interesim të qytetarëve.

Kryeziu: KQZ me vonesë ka përcaktuar qendrat e votimit

"Është një proces i qetë, normalisht ka problematikat e veta në aspektin teknik dhe organizativ të këtij procesi qe fillon nga dje kur KQZ me vonesë ka përcaktuar qendrat e votimit. Dhe në këto qendra të votimit nuk ka arritur të njoftojë qytetarët me kohë të mjaftueshme se ku janë këto qendra të votimit. Në shumicën e qendrave nuk ka as shenja paraprake që orientojnë qytetarët potencialisht se ku janë këto qendra të votimit. Mendoj se shenjat teknike si në këtë qendër, vendvotimet janë caktuar në katin e katërt, janë kushte jo të mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara, ku personat me vështirësi me moshë të caktuar. Normalisht hapësirat në disa qendra, të cilat në ditën e fundit janë marrë vendim që të jenë qendra votimi nuk i plotësojnë mjaftueshëm kushtet për të garantuar votë të lirë dhe të drejtë marrë parasysh hapësirave të ngushta", deklaroi ai.

Problem tjetër, shton Kryeziu, është edhe mënyra e vendosjes së kamerave në vendvotime.

Kryeziu: Kamerat nuk garantojnë fshehtësinë e votës

"Mënyra se si është vendosur kutia e votimit ose kutia ku duhet të votohet, mendoj që është e ekspozuar përballë këtyre kamerave, por edhe komisionarëve në këto hapësira të ngushta. Dhe kjo mendojmë që është intimiduese dhe nuk garanton fshehtësinë e votës", shtoi ai.

Sipas tij, Lista Serbe ka ndikuar te qytetarët që të ketë pjesëmarrje të ulte në procesin e votimit.

Kryeziu: Serbët e veriut, viktimë e Listës Serbe

"Jemi duke folur për 100 qytetarë deri në informacionet e fundit që i kemi, në të gjitha komunat e Kosovës. S’e besoj që do të arrijë ndonjë përqindje kjo dalje në këtë formë ose në këtë format se si po shkon procesi...Qytetarët serbë në këtë rast janë viktimë e politikave, por edhe viktimë e Listës Serbe, të politikës së Beogradit, por edhe e Qeverisë së Kosovës, e cila jo mjaftueshëm ka bërë për të adresuar këto çështje", tha ai.

Më tej, Kryeziu thekson se këto votime janë të dështuara sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote.

Kryeziu: Pjesëmarrja e ultë e qytetarëve i bënë votimet të dështuara

"Në aspektin ligjor, në masë të madhe plotësohen kriteret ligjore për organizim, por gjithsesi si pjesëmarrje janë të dështuara. Ne edhe më herët i kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë këtë proces. Duke marrë parasysh koston financiare, angazhimin e njerëzve dhe duke marrë parasysh indikatorët për bojkotimin e këtij procesi zgjedhor", përfundon ai.

Në katër komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë vote mbi 46 mijë qytetarë. 

​Votimi në veri pa incidente, kallashnikovët e kapur s’kanë të bëjnë me procesin

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se asnjë incident deri tani nuk është shënuar sa i përket procesit të votimit.

Ai, duke folur para gazetarëve, e ka përshkruar situatën e sigurisë të qetë, stabile, por edhe delikate, duke marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në veri gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, policia sot ka gjetur dy kallashnikovë, disa fishekë dhe karikatorë në një shtëpi të pabanuar, por që siç tha ai, nuk ndërlidhen me procesin e votimit. Elshani ka bërë të ditur se ka një të dyshuar në lidhje me rastin, por nuk ka dhënë detaje.

Elshani: Gjetja e kallashnikovëve nuk ka të bëjë me votimet në veri

"Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, stabile, është delikate duke marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur këtu që nga viti 2022 deri tani, mirëpo sa i përket procesit të votimit çdo gjë është në rregull dhe nuk kemi pasur asnjë incident... Ne kemi pranuar informacione që në një shtëpi që për momentin është e pabanuar mund të ketë armë, policia ka reaguar, ka gjetur dy kallashnikovë, disa fishekë, karikatorë... por nuk ka lidhje absolutisht me rastin e votimit... E kemi një të dyshuar, sepse shtëpia është në emrin e tij, mirëpo nuk kishim dashur të flasim për identitetin e tij", ka thënë Elshani.

​Rohde në Zubin Potok

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka vizituar qendrën e votimit në objektin e Zubin Potokut, ku po votohet "pro" apo "kundër" shkarkimit të kryetarit Izmir Zeqiri.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë mbi 6 mijë qytetarë.

Deri në orën 11:00 këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar vetëm shtatë qytetarë.

Diplomati gjerman nuk ka preferuar të deklarohet për media gjatë kësaj vizite. 

Deri në orën 14:00 askush nuk ka votuar në Zveçan

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t`u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t'u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

Deri në orën 14:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar, raporton RTK.  Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha kutitë në pesë qendrat e votimit janë të zbrazta.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 persona, shtatë në Zubin-Potok dhe 32 në Mitrovicë të Veriut. 

Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

Serbëve i pengon prezenca e mediave në qendrat e votimeve

Serbët në Leposaviq kanë reaguar kundër pranisë së mediave të cilat po monitorojnë procesin e votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Atyre i ka shpjeguar zyrtari i caktuar nga KQZ për komunën e Zubin Potokut, Agim Kastrati, i cili ka thënë se për votuesit qendra duhet të jetë e hapur.

Serbi: Qendra për votuesit duhet të jetë e hapur për të tjerat ka ligje e rregulla

“Qendra për votuesit duhet të jetë e hapur, për ato të tjerat unë nuk jam këtu të vendos, vendim kemi, ka ligje për zgjedhjet, ka rregulla për zgjedhje për atë sa çka duhet bërë. Më së miri di të ishte që, me forcë për askënd nuk është mirë që të bëhet”, tha ai.

Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan "A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?".

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore, organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

KQZ: 85 votues deri më tani në katër komunat veriore

Në katër komunat veriore, deri në orën 11:00 në katër komunat veriore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok. Zveçan dhe Mitrovicë të veriut, kanë votuar vetëm 85 qytetarë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka informuar se sipas informatave që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Mitrovicë të Veriut 32 votues, ndërsa në Zveçan asnjë deri më tani.

Radoniqi: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, Zubin Potok shtatë, Mitrovicë të Veriut 32, Zveçan asnjë

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si: në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”, ka informuar Radoniqi.

Derisa ekspertët kritikojnë KQZ-në për ndryshimin e qendrave të votimit ditën e fundit, Radoniqi ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë që t’i hapin qendrat e rregullta të votimit, ky lajm ka qenë të mërkurën, dhe derisa janë përgatitur lokacionet e reja ka marr pak kohë.

Radoniqi: Ka qenë kohë e shkurtë, por ka qenë e pamundur me u bë më herët

“Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë me i hap qendrat e rregullta të votimit dhe kjo ka qenë për shkak se i gjithë informacioni që nuk mund t’i hapim këto qendra ka qenë diku të mërkurën dhe derisa i kemi përgatitur lokacionet e reja ka marr pak kohë. Por, ne i kemi ofruar qytetarëve njoftimin përmes platformës së KQZ-së, që i kemi dërguar lokacionet e reja. Ka qenë kohë e shkurtë, por ka qenë e pamundur me u bë më herët”, ka thënë Radoniqi.

Kryetari i KQZ-së fton të gjithë qytetarët e katër komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarit të komunës së tyre.

​Peci: Nuk do të votoj, sepse Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk do të dalë sot për të votuar, pasi që Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë, andaj nuk e sheh të arsyeshme ta bëjë një gjë të tillë.

Në lidhje me procesin e sotëm, ai tha se të gjitha qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke u zhvilluar normalisht.

Ai nuk ka dashur të komentojë mos pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto votime, ndërsa u shpreh i bindur se nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhme, sërish do të fitojë.

Peci: Shpresoj se nëse kandidoj, prapë do të fitoj

"Në ora 7:00 të mëngjesit të gjitha qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur. Deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull. Jo nuk kam votuar dhe nuk do të votoj për arsye se Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë dhe nuk po e shoh të arsyeshme me dalë kundër vetes. Sigurisht që ata i kanë arsyet e veta dhe nuk kanë dalë. Çdoherë kur kam kandiduar kam fituar. Shpresoj se nëse kandidoj prapë do të fitoj", tha ai.

​Komisionerët me pak punë: Vetëm 46 votues deri më tani në Leposaviq

Vetëm 46 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deri në orën 11:00 në Leposaviq.

Kështu ka bërë të ditur ndihmës-kryesuesi i KKZ-së, Selim Mehmeti.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë “Lista Serbe” e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhjeve.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

​Votimi në Zubin Potok, ja sa qytetarë votuan deri në 11:00

Deri në ora 11:00 të drejtën e votës në Komunën e Zubin Potokut e kanë shfrytëzuar shtatë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i caktuar nga KQZ, Agim Kastrati.

Ai ka thënë se deri në këto momente nuk ka ndonjë parregullsi të theksuar.

Të drejtë votë në këtë komunë kanë mbi 6 mijë e 600 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat