Baraliu e vlerëson të butë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Listës Serbe për bojkotimin e votimit

Aktuale

Baraliu e vlerëson të butë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Listës Serbe për bojkotimin e votimit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:25
Mazllum Baraliu

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se thirrjet e ndërkombëtarëve ndaj Listës Serbe e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri, nuk kanë qenë te duhura.

Ai ka vlerësuar se reagimet e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Listës Serbe, janë sipërfaqësore e përkëdhelëse, ndërsa ndaj institucioneve të Kosovës japin ulitamtume.

“Nuk janë aspak korrekt, janë të njëanshëm, sipërfaqësor, përkëdhelës, kanë thënë ‘na vjen keq’, ‘jemi të shqetësuar’. Ndërkohë ndaj veprimeve edhe të ligjshme të institucioneve të Kosovës, ose përfaqësuesve tanë legjitim të Qeverisë, Parlamentit, Presidencës, janë të zëshëm, kundërshtues dhe ultimativ. Kërkojnë diçka që nuk kërkohet në mënyrë ultimative nga një shtet, sidomos kur ka të bëjë me çështjen e shtrirjes së sovranitet. Nuk ka qenë adekuat dhe prandaj nuk ka efekt”, ka thënë Baraliu.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat