Prokurori i Shtetit po e mbikëqyrë procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Aktuale

Prokurori i Shtetit po e mbikëqyrë procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit bën të ditur se është duke mbikëqyrë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet lidhur me këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat