Ramush Haradinaj kujton Betejën e Baballoqit dhe Isa Kastratin

Aktuale

Ramush Haradinaj kujton Betejën e Baballoqit dhe Isa Kastratin

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e Baballoqit të Deçanit të 21 prillit 1998.

Haradinaj ka thënë se kjo betejë ishte një kapitull i ri i luftës çlirimtare.

“Beteja në Baballoq të Deçanit më 21 prill 1998, nisi një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare. Kjo ditë përpos që nisi luftën frontale, ishte dhe datë mobilizimi për mbarë rajonin e Dukagjinit. Dy vjet para Betejës së Baballoqit, më 1996, Armend Daci, një student i dalluar nga Irzniqi, që ishte bashkuar në UÇK me Adrian Krasniqin dhe Edmond Hoxhën, do të binte në një atentat të organizuar nga forcat e pushtuesit në Prishtinë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorët Afrim Vitia e Sokol Sopi.

“Në vitin 1999, në Viti të Marecit, do të binte heroikisht bashkë me shokët e plagosur, Afrim Vitia e Sokol Sopi, atdhetari i madh, luftëtari i dalluar Isa Kastrati. Emrin e tij do ta nderonte në beteja deri në çlirim, Brigada 172 e Zonës Operative të Karadakut. Përjetësisht mirënjohës për ata që jetën ia falën lirisë së Atdheut”, është shprehur ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat