“Ashtu si ka ardhur edhe shkoi”, Ramabaja tregon detaje nga shkarkimi i Shqiprim Arifit

Aktuale

“Ashtu si ka ardhur edhe shkoi”, Ramabaja tregon detaje nga shkarkimi i Shqiprim Arifit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:33
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë televizive, u shpreh se ish kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tashmë ashtu sic ka ardhur edhe shkoi, duke shtuar më tej se sipas tij, ka qenë i katapultuar në krye të Komunës në mënyrë jo demokratike

Ramabaja: Unë jo me kënaqësi do të bëhesha altoparlant i propagandës së Shqiprim Arifit.

Ai ashtu si ka ardhur ashtu edhe shkoi.

Që do të thotë se ka qenë i katapultuar në krye të Komunës në mënyrë jo demokratike dhe për nga ai pushtet që e ka sjellur në mënyrë jo demokratike, përmes një procesi gjyqësor që kishte si shkas flamurin kombëtar por që në fakt do ti shërbejë si mbulesë e veprimtarive të tij jo të mira në dobi të shqiptarëve e largoi.

Nuk do duhet të lidhet me cështje patriotike.

Natyrisht qëndrimi i Serbisë në raport me shqiptarët sidomos me ata në Preshevë është i qartë.

Në vazhdimësi ka ushtruar terror dhe presion për shpërnguljen e tyre.

Ndërkaq së fundmi këtë gamë e ka zgjeruar duke përfshirë edhe qytetarët autoktonë në Sanxhak.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat