KQZ: 85 votues deri më tani në katër komunat veriore

Aktuale

KQZ: 85 votues deri më tani në katër komunat veriore

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:37
KQZ

Në katër komunat veriore, deri në orën 11:00 në katër komunat veriore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok. Zveçan dhe Mitrovicë të veriut, kanë votuar vetëm 85 qytetarë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka informuar se sipas informatave që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Mitrovicë të Veriut 32 votues, ndërsa në Zveçan asnjë deri më tani.

Radoniqi: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, Zubin Potok shtatë, Mitrovicë të Veriut 32, Zveçan asnjë

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si: në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”, ka informuar Radoniqi.

Derisa ekspertët kritikojnë KQZ-në për ndryshimin e qendrave të votimit ditën e fundit, Radoniqi ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë që t’i hapin qendrat e rregullta të votimit, ky lajm ka qenë të mërkurën, dhe derisa janë përgatitur lokacionet e reja ka marr pak kohë.

Radoniqi: Ka qenë kohë e shkurtë, por ka qenë e pamundur me u bë më herët

“Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë me i hap qendrat e rregullta të votimit dhe kjo ka qenë për shkak se i gjithë informacioni që nuk mund t’i hapim këto qendra ka qenë diku të mërkurën dhe derisa i kemi përgatitur lokacionet e reja ka marr pak kohë. Por, ne i kemi ofruar qytetarëve njoftimin përmes platformës së KQZ-së, që i kemi dërguar lokacionet e reja. Ka qenë kohë e shkurtë, por ka qenë e pamundur me u bë më herët”, ka thënë Radoniqi.

Kryetari i KQZ-së fton të gjithë qytetarët e katër komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarit të komunës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat