Shala: Mosdaljen e serbëve në votim, Serbia do ta përdorë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Aktuale

Shala: Mosdaljen e serbëve në votim, Serbia do ta përdorë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:51
Drizan Shala

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se mosdaljen e qytetareve për të votuar në referendumin që po mbahet në katër komunat veriore për shkarkimin e kryetarëve, Serbia do të përdorë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës.

“Serbia do të përdorë këtë mospjesëmarrje të serbëve si kusht dhe presion diplomatik në drejtim të Kosovës, si gjoja Kosova nuk është duke i përmbushur kërkesat dhe presioni që është bërë në mënyrë sistematike nga ana e Qeverisë së Kosovës ka qenë aq i madhe sa që serbët janë ndjerë të frikësuar nga pjesëmarrja e tyre”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se kjo do të jetë narativa që presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të përdorë të hënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën.

Atje ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiq do të ballafaqohen në seancën e së hënës pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat